FOTO/ Suarez shfrytëzon mungesën e Messit, mësoni ku e ka kaluar 'pleshtin'

Barcelona aktualisht po kryeson kampionatin spanjoll me 24 pikë të grumbulluara e shkëputur 3 pikë nga vendi i dytë.

Pas ndeshjes me Sevillian ku Messi u dëmtua mendohej se Barça do binte pak, pasi Suarez nuk ishte aq lart.

Por ka ndodhur e kundërta. Suarez po shfrytëzon në maksimum muyngesën e argjentinasit për të bërë gola.

Uruguaini shënoi hat-trick kundër Realit në El Clasico dhe ndeshjen e kaluar shënoi dopiet.  Aktualisht Suarez ka 9 gola duke qenë golashënuesi më i mirë aktual në La Liga.

Pas tij vijnë sulmuesi i Celta Vigos, Iago Aspas dhe Stuani që është sulmuesi i Gironës me nga 8 gola.