Gattuso pranë largimit, gazeta e madhe franceze zbulon trajnerin e ri të Milanit

Trajneri i njohur francez, Arsene Wenger raportohet se është pranë marrjes së drejtimit të Milanit.

Pritjes së tij mendohet se i ka ardhur fundi dhe Wenger shumë shpejt mund të bëhet me skuadër të re.

Sipas prestigjiozes “France Football”, francezi i cili kaloi dy dekada në krye të “Topçinjve” do të zëvendësojë Gennaro Gattuson në “San Siro”, por përveç punës së trajnerit ai do të ketë edhe detyra ekzekutive.

Pas 22 vitesh nën drejtimin e Arsenalit, Wenger vendosi që të largohet nga klubi londinez.