Cavani në Serie A? Agjenti i lojtarit flet për të ardhmen e uruguaianit

Agjenti i sulmuesit te Paris Saint-Germain, Edinson Cavani ka hedhur poshtë zerat e merkatos për të ardhmen e sulmuesit uruguaian.

Sulmuesi uruguaian është përfolur për një lëvizje drejt Napolit, me presidentin Aurelio De Laurentiss që ka thënë se ai mund të vije nëse e ul rrogën.

“Edinson e do Napolin, por ai dëshiron që të rri në Paris Saint-Germain”, ka thënë Walter Fernando Guglielmone për SportNews.eu.

“Kishte sugjerime nga mediat italiane por unë nuk kam pasur ndonjë kontakt me De Laurentiis për ndonjë rikthim të Cavanit”.

“Në të ardhmen, gjithçka është e mundshme, por për t’u kthyer në Napoli në kushte të drejta duhet të flitet me PSG pasi ata nuk duan që ai të largohet”, tha ai.