Spalleti i trembet Messit: Shpresoj të mos luajë, ai e bën Barcelonën tepër sulmuese

Interi do të presë Barcelonën nesër mbrëma në “San Siro” në ndeshjen e katërt të Grupit B të Ligës së Kampioneve, njofton Syri.net.

Në prag të kësaj supersfida, trajneri i zikaltërve, Luciano Spalleti, ka dalë në konferencë për shtyp.

Spalleti shpreson që Messi të mos luajë, teksa argjentinasi është në listën e Barcelonës për përballjen e nesërme.

Shpresoj që Messi të mos luajë nesër. Ai e bën Barcelonën një skuadër shumë sulmuese, ndaj ne preferojmë që ai të mos luajë. Messi luan futboll me një shpejtësi tjetër. Ai është më i miri”, deklaroi trajneri i Interit.