Allegri s’e ka në ‘listë’, lojtari mendon largimin nga Juventusi

Për Medhi Benatia është kohë reflektimi lidhur me të ardhmen e tij te Juventusi.

Hapësira e tij në fushë është mbyllur me rikthimin e Leonardo Bonuccit dhe tashmë mbrojtësi po mendon largimin në merkaton e janarit.

31-vjeçari ka kontratë deri në vitin 2020 me bardhezinjtë dhe në verë ishin Dortmundi, Arsenali dhe Marseille që dëshironin shërbimet e tij, oferta të cilat i refuzoi.

Aktualisht një pistë konkrete mund të jetë Manchester United, me kushtin që të luajë rregullisht.

Edhe bisedimet për rinovimin e kontratës me Ruganin tregon që Allegri nuk e shikon më si titullar Benatian, ndaj dhe rrugët mes palëve me shumë gjasa do të ndahen në janar.