FOTO/ Është... nuk është... është Messi. Barcelona bën lëmsh listën anti-Inter

Barcelona e ka ndryshuar përsëri listën e lojtarëve të ftuar për ndeshjen e “San Siro”-s ndaj Interit të martën në kuadër të Ligës së Kampionëve.

Kjo është hera e dytë që ndryshon listën klubi katalanas brenda dy ditëve, pasi dje e kishte konfirmuar Messin në listë, sot në mëngjes e kishte hequr nga lista, dhe para disa minutash e futi përsëri në listën e lojtarëve që do të udhëtojnë për në Milano.