Elbasan, zjarr i madh në Parkun Kombëtar Shebenik-Jabllaknicë.

Një zjarr ka rënë në pyjet e ahut në Rrajcë në Parkun Kombëtar Shebenik-Jabllanicë. Era po i shtyn flakët me shpejtësi dhe zjrri po përhapet. Forca zjarrfikëse dhe banorë të zonës janë nisur më këmbë për të shuar zjarrin, pasi mungesa e rrugës në terrenin e vështirë malor e bën të pamundur ndërhyrjen me mjete.

Dyshohet se zjarri është vënë qëllimisht.

Bashkia e Elbasanit dhe ajo e Prrenjasit kanë kërkuar ndihmën e ushtrisë për shuarjen e zjarrit.