Higuain tremb Milanin, largohet i dëmtuar nga sfida me Udinesen

Milani po luan në transfertë me Udinesen ndeshjen e javës së 11-të të Serie A, raporton Syri.net.

Pjesa e parë u mbyll me rrjeta të paprekura, por me kuqezinjtë që kryejnë një zëvendësim të detyrueshëm.

Dëmtohet sulmuesi kryesor, Gonzalo Higuain, dhe trajneri Gattuso e zëvendëson me Castillejo në minutën e 35-të.

Pritet tashmë të mësohet shkalla e dëmtimit e sulmuesit argjentinas, por me sa u duk fillimisht, Higuain nuk do t’ia hedhë lehtë.