VIDEO/ Briken Calja me ‘shpirt nëpër dhëmbë’ renditet në vend të 6-të në Botë

Po zhvillohet në Turkmenistan Kampionati Botëror i Peshëngritjes, njofton Syri.net.

Briken Calja garoi për vendin tonë në peshën deri në 73kg.

Në stilin e shkëputjes ai ngriti 153 kg, duke u renditur në vend të gjashtë.

Sakaq, Calja duket i dëmtuar, por gjithsesi shkon drejt pedanës për të ngritur 181kg në stilin e shtytjes.

Edhe pse mes dhembjesh, kampioni shqiptar i ngre 181kg në provën e parë.

Por Calja nuk ndalet, ngre në provën e dytë 186kg, duke bërë një sakrificë të jashtëzakonshme.

Në provën e tretë nuk arrin dot të ngrejë 189kg dhe e mbyll stilin e shtytjes me 186kg.

Në dygarësh peshëngritësi shqiptar e mbyll me 339 kg, duke u renditur në vend të gjashtë në Botë.

/ Florian Behlula / Syri.net /