8 ndeshje pa shënuar gol, e pabesueshme çfarë thotë trajneri i Realit për Benzema

Reali është rikthyer tek fitorja në kampionat pas tri humbjeve radhazi. Edhe pse ndaj një kundërshtari mjaft modest si Valladollid, madrilenët ishin me shumë fat në këtë sfidë, ku goli i parë u shënua në minutën e 83 nga një autogol dhe në të 88, Ramos dyfishon me penallti.

Trajneri i ri i Realit Solari, është shprehur se Benzema është një lojtar fantastik, shkruan Syri.net.

‘Nuk jam unë I pari që po e zbuloi, atë e kanë pëlqyer të gjithë trajnerët e kaluar dhe është një lojtar i jashtë zakonshëm’, u shpreh Solari.

Ju kujtojmë që edhe pse është sulmuesi kryesor i Realit, Benzema ka plot tetë ndeshje që nuk shënon në kampionat.

/A.P/Syri.net/