Konfirmohet finalja e ‘Copa Libertadores’, pas ankimimit të Gremios

Është konfirmuar finalja e Copa Libertadores ose siç njihet ndryshe Champions League e Amerikës së Jugut.

Në finale kanë kaluar dy rivalë të betuar River Plate dhe Boca Juniors, por Gremio ishte ankuar pasi trajneri i River Plate i cili ka qenë i dënuar ka shkuar në dhomat e zhveshjes dhe ka dhënë udhëzime, diçka që ai e kishte të ndaluar, shkruan Syri.net.

Klubi Brazilian shpresonte që River të pezullohej dhe të ishin ata që do ta luanin finale, por komisioni i disiplinës është mjaftuar me tri ndeshje të tjera pezullim për trajnerin dhe 50.000 dollar gjobë.

Finalja është me dy ndeshje, ku takimi I parë do të jetë në fushën e Bocas dhe luhet me 10 nëntor.

/A.P/Syri.net/