Juventus rekordesh/ 31 pikë në 11 ndeshje, por shpreson të mos përsëritet historia

Juventus ka arritur që të fitojë 10 ndeshje në Serie A dhe të barazojë 1 duke grumbulluar 31 pikë, +6 nga ndjekësit më të afërt që janë Inter dhe Napoli.

Ekipi i Allegrit ka marrë edhe tri fitore në po kaq ndeshje edhe në Champions, duke qenë skuadra më në formë për momentin në europë, shkruan Syri.net.

Duke ju rikthyer Serie A, Juventus shpreson që të mos ketë fatin e Romës dhe Napolit, të cilat e kishin bërë një start të tillë respektivisht në sezonet 2013/14 (Roma) dhe 2017/18 (Napoli), por në fund nuk janë shpallur kampion duke ja dorzuar vendin e parë, pikërisht torinezëve.

Ata shpresojnë që mos të përsëritet historia.

/Syri.net/A.P/