Sarri e thotë hapur: Këto dy lojtarë nuk bëjnë për skemat e mia

Viktor Moses ishte në një super formë sezonin e kaluar, ku shpesh u fol edhe për një kalim të mundshëm tek Barcelona.

Më ndërrimin e trajnerit ai nuk po luan më fare me ekipin e Chelsea dhe Sarri e ka thënë hapur që Moses dhe Drikwater nuk përshtaten me skemat e tij, shkruan Syri.net.

"Unë mendoj se situata është që Drinkwater nuk është i përshtatshëm për një mesfushë me dy mesfushorë të tjerë. I thashë atij dy muaj më parë se çfarë mendoja", u tha Sarri gazetarëve para se të fliste për Moses.

"Moses është më i përshtatshëm për të luajtur në mbrojtje se sa sulmues krahu apo mbrojtës qendre, unë mendoj se unë nuk e di [nëse kanë një të ardhme], ata duhet të përmirësohen por karakteristikat e tyre janë pak më ndryshe", shtoi tekniku Italian.

/Syri.net/A.P/