Epike, ja kujt ia dedikon golin Sergio Ramos

Real Madrid vuajti jashtëzakonisht shumë përballë Real Valladovid. Edhe pse rezultati 2-0 tregon një fitore të pastër, gjithçka u zgjidh në fundin e lojës.

Nuk kanë munguar as fishkëllimat e tifozëve kundër ekipit të tyre për situatën që po kalon.

Një tjetër ngjarje interesante ishte edhe festimi i golit të Sergio Ramos, ku pas ndeshjes shpjegon pse festoi në atë mënyrë.

“Kur gjërat nuk shkojnë siç doni ju, atëherë duhet të ruhet qetësia dhe të insistohet në flijim. Ekipi besoi deri në fund. Ne u përballem me një skuadër që luan futboll të mirë”, tha Ramos pas ndeshjes.

“Ne i kuptojmë ndjenjat e tifozëve tanë, fishkëllimat dhe çdo gjë, por duhet ta ndryshojmë këtë. Festimi ishte gjest i krenarisë dhe dinjitetit”, shpjegoi ai.

“Brenda meje ekziston krenari dhe pikërisht kjo më ka ndihmuar t’i thyejë të gjitha rekordet që i kam thyer. Po ashtu, këtë ia kam dedikuar edhe vëllait tim që është i sëmurë”, shtoi ai.