Bajerni zhgënjen sërish, Dortmundi fiton dhe kryeson bindshëm

Bajeri i Mynihut është ndalur në barazim 1-1 përballë Freiburgut në ndeshjen e vlefshme për javën e 10-të në Bundesliga.

Golat në këtë takim u realizuan nga Gnabry 80′ (1:0) dhe Hector 89′ (1:1). Ky rezultat vendos edhe një herë në pikëpyetje vazhdimësinë e Niko Kovac ne stolin e kampionëve në fuqi të Gjermanisë.

Ndërsa në takimin tjetër Dortmundi përfitoi nga kjo situatë duke mposhtur 1-0 në transfertë skuadrën e Wolfsburgut.

Golin e vetëm të takimit e shënoi Marco Reus (27’).

Me këto rezultate Dortmund shkëputet në krye të tabelës të Bundesligas, ndjekur nga Bajerni me 4 pikë më pak.