FOTO/ Motrat Kardashian-Jenner e kthyen festën e ‘Halloween-it’ në një paradë mode

Gajtë mbrëmjes së të enjtes, kryefjala e botës ka qenë festa. Maska, imitime, kopjime, kemi parë gjithçka gjatë këtij ‘Halloween-i’, por ata që na surpizuar sërish ishin motrat Kardashian-Jenner.

Zakonisht njerëzit presim gjithçka nga ato, prandaj nuk na zhgënjyen as këtë herë. Më të bukura se kurrë, motrat e suksesshme sfiduan çdo personazh publik, që u maskua në festën 31 tetorit.

Të veshura me të brendshme në ngjyrë të bardhë dhe me krahët e modeleve të ‘Victoria Secret’ ato publikuan foto, që morën pafund komente. Motrat më të famshme në botë vetëm të frikshme nuk ishin ditën që lamë pas, por kjo nuk ka rëndësi, përsa kohë ato e shijuan dhe sërish morën vëmendjen e botës.