Suarez këshillon Barcelonën: Duhet të blejë një sulmues të ri

Edhe pse po kalon një moment të mirë, Luiz Suarez mendon për të ardhmen e Barcelonës, bën të ditur Syri.net.

Sulmuesi uruguaian këshillon klubin katalanas të blejë një sulmues të ri.

“Unë jam 31 vjeç, kështu që Barcelona duhet të mendojë për të ardhmen. Besoj se është normale që duhet të blejë një sulmues të ri, një numër 9 të ri”, thotë Suarez.

Tripleta ndaj Realit tregon se uruguaiani është në formë, aq më tepër Barcelona në një moment të mirë, edhe pse në ndeshjet e fundit i është dashur të luajë pa Messin e dëmtuar.

“Në ndeshjen e fundit kam shënuar tre gola ndaj Realit, u ndjeva shumë mirë, sepse po fitonte skuadra. Isha i qetë dhe i lumtur. Shënoj ose jo, ky nuk është problem, mjafton të fitojë ekipi dhe Barcelona këtë po bën, po ecim mirë”, deklaroi sulmuesi i katalanasve.