Pikante/ Futbollisti dënohet se po kruante fytyrë kur po këndohej himni

Një tjetër rast i veçantë, për të mos thënë i çuditshëm, ka ndodhur në kampionatin kinez të futbollit, njofton Syri.net.

Federata e Futbollit e Kinës ka pezulluar me një ndeshje futbollistin brazilian Diego Tardelli, i cili është pjesë e skuadrës Shandong Luneng.

Shaku i pezullimit të 33-vjeçarit është se po kruante fytyrën me dorën e djathtë në momentin që po ekzekutohej himni para ndeshjes me Shanghain.

“Mënyra e mimikës së Tardellit nuk ishte e duhura në momentin kur po ekzekutohej himni. Kjo shkakton një impakt social negativ”, shkruhej në komunikatën e Federatës Kineze.