Dëmtimi në ‘El Clasico’, zbulohet sa do të mungojë Marcelo

Pas dëmtimit të pësuar në “El Clasico”, Marcelo mund të qëndrojë jashtë fushave të blerta për rreth një muaj.

Braziliani u la jashtë ekipit për ndeshjen e së mërkurës në “Copa del Rey”, kundër Melilla. Ndërkohë që klubi ende nuk ka shpallur një datë zyrtare për rikthimin e Marcelo, por mediat spanjolle po përflasin se mbrojtësi do të mungojë afërsisht 3-4 javë.

“Pas testeve të kryera nga Marcelo në shërbimet mjekësore të Real Madridit, ai është diagnostikuar me një dëmtim të muskujve, – tha klubi në një deklaratë. – Shërimi i tij do të vazhdojë të vlerësohet has pas hapi”.