11 federatat aplikuese, ja kandidatët për organizimin e finales së Championsit 2021

UEFA ka bërë publike 11 aplikime për organizimin e katër finaleve në kompeticionet e rëndësishme europiane për vitin 2021.

Pa dyshim që e gjithë vëmendja është përqendruar tek Champions League ku deri në këto momente janë dy kandiatë, Gjermania dhe Rusia.

Komiteti Ekzekutiv i UEFA-s do të zgjedhë federatat fituese në një takim që është planifikuar të mbahet në maj ose qershor 2019.

UEFA Champions League

Gjermani – Munich – Arena Munchen

Rusi – Shën Petersburg – Stadiumi I Shën Petersburgut

UEFA Europa League

Austri – Vjenë – Ernst Happel Stadium

Gjeorgji – Tbilisi – Boris Paichadze Erovnuli Stadioni – Dinamo Arena

Spanjë – Sevilla – Stadiumi pritet të konfirmohet

UEFA Super Cup

Bjellorusi – Minsk – Stadiumi Dinamo

Finlandë – Helsinki – Stadiumi Olimpik i Helsinkit

Irlanda Veriore – Belfast – Stadiumi Kombëtar i Futbollit, Windsor Park

Ukrainë – Kharkiv – OSK Metalist

UEFA Champions League – Femrat

Repiblika Çeke – Praga – Eden Arena

Suedi – Gothenburg – Gamla Ullevi