Të gjithë po përflasin largimin e tij, reagon blerja e bujshme e Barçës: Në janar...

Malcom ka hedhur poshtë mundësinë e largimit nga Barcelona.

Ish-sulmuesi i Bordeaux po përjeton një fillim të vështirë në ‘Camp Nou’, dhe kjo ka bërë që të rrjedhin zëra për një largim të mundshëm të në janar.

Por, Malcom ka këmbëngulur se nuk e ka ndërmend të largohet nga kampionët e La Ligas.

“Lidhur me disa lajme të publikuara në Spanjë, unë dua të sqaroj se kam ardhur në Barcelonë me shumë objektiva dhe ata që më njohin e dinë se unë jam person me të vërtetë i vendosur”, ka thënë Malcom.

“Unë jam i lumtur me evolucionin tim në karrierën time dhe ëndrrat  e mia po bëhen realitet çdo ditë”, vijoi ai.

“Familja ime është përshtatur në këtë qytet. Unë do të vazhdoj të luftoj për gjithçka që dëshiroj në karrierën time”, përfundoi ai.

21 vjeçari brazilian i është bashkuar Barcelonës gjatë merkatos së verës por Valverde i ka dhënë shumë pak minuta në dispozicion.