VIDEO/ Ish-kryeministri Berisha: Mashtruesi, llumi që gënjeu dje në Kukës

Ish-Kryeministri Sali Berisha ka akuzuar ashper Edi Ramen per mashtrime dhe vjedhje.

Premtimet e fundit që kreu i qeverisë u ka bërë banorëve të qarkut të Kukësit lidhur me aeroportin e ri, ish-kryeministri Berisha i ka hedhur poshtë mashtrime. 

Berisha ka bërë të ditur se projekti i paraqitur nga Rama nuk është tjetër përveçse një foto e vjedhur nga interneti e një aeroporti në Gjeorgji!

Dhe për ta ilustruar deri në fund, jep edhe linkun e videos prej nga është prerë "projekti i Ramës" për Kukësin.

“Ja si mashtron kryeshpifësi, kryemashtruesi fundërrinë dhe llumi njerëzor për aeroportin e Kukësit! Shikoni foton, - shkruan Berisha, -  ne të cilën provohet se Kallam Deshtaku iu serviri kuksianëve dhe mbarë shqiptarëve, foton e projektit të një aeroporti në Gjeorgji si foto të aeroportit të Kukësit. Si tha, “mos përgojoni 3D-në”?! Ky e ha turpin me bukë. Ja që rezulton se ajo 3D-ja, projekt i aeroportit të Kukësit që paraqiti dje është projekt i një aeroporti në Gjeorgji.

Shihni fotot dhe për më shumë klikoni viden:

3D-të jane identike. Mire që është kujdesur të heqë ujin dhe shinat e trenit”, përfundon me ironi Berisha.