'Kaçifa', flet Theodoros Pangalos: Kush shtie me armë, qëllohet! Kishte armë ai apo jo?!

Në mbështetje të pikëpamjes se 'kushdo që shtie me armë, qëllohet nga Policia si në SHBA', Theodoros Pangalos, ish-ministri i Jashtëm i Greqisë ka folur edhe për rastin e minoritarit Konstandinos Kaçifas: 

'Kishte armë ai apo jo? Unë jam i mendimit që kushdo që ngre një armë duhet qëlluar nga policia, siç ndodh në SHBA dhe në vendet skandinave', tha Pangalos.

Ai gjithashtu vuri në dukje se "ky djalë i ri shkoi për të ngritur flamurin grek. Por unë kam  parë në internet fotografi nga Bularati ku që nga 25 marsi, rrugët janë plot me flamuj grekë".

I pyetur për sfidën që po i bën Turqia, Greqisë,  z. Pangalos u përgjigj:

“Unë nuk do të thoja të mos e pranojmë;  Turqia është një fuqi e madhe, ne duhet ta pranojmë këtë, por se jeta njerëzore nuk ka të njëjtën vlerë në Greqi dhe në Turqi.

Turqia është vendi i tretë në votë ku mijëra njerëz janë ndëshkuar pa thënë asgjë. Greqia duket reagojë ndërkombëtarisht në nivelet diplomatike.”/ 

SYRI.net