Çmendet Mitropoliti i Konicës: Të çlirojmë ‘Epirin e Veriut’ e vetmja zgjidhje që të shpëtojmë nga barbarët shqiptarë

Mitropoliti i Konicës, Kosnantinos Andreas, e ka shprehure hapur urrejtjen ndaj Shqipërisë dhe shqiptarëve, pasi në letrën e tij drejtuar qeverisë greke, ai bën apel për ti shpallur luftë Shqipërinë dhe për të çliruar ‘Epirin e Veriut’.

Reagimi i mitropolitanit të Konicës, vjen pak ditë pas incidentintit të ndodhur në Bularat pas ekzekutimit të 35 vjeçarit grek, Kostandinos Kaçifas, i cili sulmoi me armë policinë dhe më pas u vra nga RENEA.

“Pavarësisht se sa shumë përpiqen shqiptarët, helenizmi i Epirit të Veriut nuk do të çrrënjoset. Ne të gjithë mendonim se krimi i fundit i shqiptarëve do të ishte ai i vrasjes së katër të rinjve nga Aliko, më 12 dhjetor të 1990. Por shpejt instikti nxorri në pah terrorizmin e ri shqiptar dhe krimin kundër grekëve në Veri. Kështu në gusht të 2010 u vra Aristoteli Goumas nga Himara, vetëm se fliste greqisht. Dhe tani në 28 tetor 2018 vritet Kostandin (trimi) Kacifa, nga Bularati i Gjirokastrës, sepse ngriti flamurin grek të madh në varrezat e ushtarëve heronj grekë. Tani shqiptarët vazhdimisht pretendojnë njëmijë justifikime për të mbuluar krimet e tyre. Ne i bëjmë thirrje shtetit grek dhe autoriteteve të insistojnë në sqarimin e krimit. Në mënyrë që të ndalojnë fatkeqësitë në Epirin e Veriut nga shqiptarët e paskrupullt, duke iu drejtuar të gjithë grekëve i bëj thirrje që të kuptojnë, se zgjidhja e vetme për të shpëtuar grekët nga vendi barbar fqinj është vetëm një: BASHKIMI I EPIRIT TË VERIUT ME GREQINË”, thuhet në letrën e mitropolitit.

Taulant Halili/ Syri.net