PSG rinovon kontratën deri në vitin 2021 me yllin e skuadrës

Klubi kampion i Francës, PSG-ja, ka mbyllur sot marrëveshjen e re me mesfushorin Angel Di Maria, njofton Syri.net.

Argjentinasi ka rinovuar kontratën me klubin francez deri në vitin 2021.

Duket se marrëveshja e re ka ardhur në momentin e duhur, pasi kontrata e Di Marias skadonte në verë dhe PSG-ja mund ta humbte yllin e saj me parametra zero.