Matuidi zbulon sekretin: Pas ndeshjes me Manchesterin ishim të mbaruar, por Ronaldo...

Juventus fitoi javën e kaluar 1-0 në “Old Trafford” me Manchester United në ndeshjen e Championsit, duke zhvilluar një ndeshje heroike.

Ajo mbrëmje ishte e paharrueshme për Blase Matuidi, ku mesfushori francez ka zbuluar një detaj interesant nga Cristiano Ronaldo, raporton Syri.net.

Pas ndeshjes me Manchester United, të gjithë ishim të mbaruar. Edhe të nesërmen ishte e njëjta gjë, por jo për Ronaldon. Ai kishte mbërritur i pari në stërvitje dhe punonte si të ishte duke luajtur një ndeshje të vërtetë. Është pikërisht ky angazhim maksimal, sekreti i formës së tij të mirë, edhe tashmë në moshën 33-vjeçare”, tregon Matuidi.