FOTO/ Stresi në burg, Kejsi feston Halloweenin si një shërbyese bjonde

Reperi i njohur shqiptar, Stresi, emri i vërtetë i të cilit është Arkimed Lusha, u arrestua nga policia në një hotel në Linzë dhe gjykata e ka lënë në burg.

Por fakti se ai në momentin e arrestimit, sipas policisë, ishte në hotel nën shoqërinë e një vajze 20 vjeçare, bëri të përflitet shumë edhe se çfarë do të ndodhte me marrëdhënien e tij më të fejuarën Kejsi.

Por kjo e fundit vendosi të reagonte vetëm tre ditë më vonë pas arrestimit të fejuarit të saj. Kejsi i doli në mbrojtje Stresit dhe theksoi se nuk i interesonte aspak mendimi dhe gjykimi i njerëzve, madje ajo u këshilloi edhe ndjekësve që të shohin jetën e tyre dhe të mos merren me këtë çështje.      

Por edhe pse Stresi vazhdon të mbahet në burg, Kejsi duket se po e shijon kohen e saj vetëm. Të paktën kështu lënë të kuptojmë fotografitë, që ajo ka publikuar në profilin personal në rrjetet sociale, ku shfaqet me veshjen e saj për Halloween dhe ndryshimin në pamjen.

Me një kostum si një pastruese dhe me flokë bjonde, duket se Kejsi nuk është rezervuar aspak që ta festojë Halloween-in si gjithmonë.