Griezmann nuk e fsheh: Ëndërroj të fitoj ‘Topin e Artë’

Ky ka qenë viti më i suksesshëm në karrierën e Antoine Griezmann, i cili fitoi Europa League dhe Superkupën e Europës me Atleticon e Madridit, por kulmi ishte Botërori me Francën, shkruan Syri.net.

Trofetë e fituar dhe forma e shfaqur e bëjnë që sulmuesi të jetë kandidat i fortë për “Topin e Artë”.

Edhe vetë Griezmann e ëndërron trofeun më të rëndësishëm personal.  

“Në nivelin personal, mendoj se ‘Topi i Artë’ është çmimi më prestigjioz që mund të arrihet. Në të njëjtën kohë unë jam një lojtar që mendon më shumë për skuadrën, por mendoj se e meritoj, edhe për gjithë vështirësitë me të cilat më është dashur të përballem në jetë. Nuk kam frikë ta them, ëndërroj ta fitoj”, deklaroi Griezmann.