Neymar rrezikon 6 vjet burg, ja çfarë ka bërë kur u transferua tek Barcelona

Neymar përballet me 6 vite burg me akuzën e korrupsionit për shkak të lëvizjes së tij të diskutueshme nga Santos në Barcelonë.

Vitin e kaluar, një gjykatë spanjolle filloi hetimin ndaj yllit të Paris Saint-Germain për mashtrim gjatë procedurës së transferimit në vitin 2013.

Në bazë të raportimeve të fundit nga Spanja, gjykata kombëtare vendosi në minutën e fundit që ti referonte çështjen Dhomës Penale para tre gjyqtarëve.

Fakti që rasti i 26-vjeçarit do të gjykohet nga tre gjyqtarë do të thotë se dënimet mund t’i kalojnë 5 vite, pasi konsiderohen serioze.

Gazeta spanjolle Lavanguardia raporton se nëse Neymar shpallet fajtor mund të dënohet me 4 deri në 6 vite burg.

Transferimi i Neymar nga Brazili në Spanjë është hetuar nga autoritetet spanjolle që nga janari i vitit 2014.

Gjithashtu presidenti i Barcelonës, Josep Maria Bartomeu u akuzua për mashtrim tatimor dhe korrupsion për pjesën e tij në transferim.