Pas vizitës së Ramës reagon Noka: Në Kukës gratë i respektojmë, nuk i padisim për atësinë e femijës

Deputeti demokrat i qarkut të Kukësit ka reaguar në një postim në faqen e tij në facebook pas deklaratave të kreut të qeverisë në Kukës.

“Burrat andej nga ne janë punëtorë, por ti s’u ofrove asnjë shans këto vite të pushtetit tënd barbar. Na ke parë me urrejtje! E ke shpopulluar Kukësin dhe gjithë Veriun duke i detyruar të ikin emigrantë që të mbajnë gratë dhe femijët, pra, familjen që për burrat e Veriut është e shenjtë”, shkruan Noka.

“Po ku kupton ti nga shenjteria e familjes dhe nga puna e ndershme?”, shton ai

Ja postimi i plotë i deputetit të PD:

Edvin! Kur te flasesh per Kukesin, duhet te mbash gojen e shthurur, se burrat ne veri nuk jane si ty Edi Rama!

Ne Kukes grate i respektojme, nuk i rrahim, nuk i percmojme, nuk i padisim  per atesine e femijes.

Burrat andej nga ne jane punetore, por ti s’u ofrove asnje shans keto vite te pushtetit tend barbar. Na ke pare me urrejtje! E ke shpopulluar Kukesin dhe gjithe Veriun duke i detyruar te ikin emigrante qe te mbajne grate dhe femijet, pra, familjen qe per burrat e Veriut eshte e shenjte.

Po ku kupton ti nga shenjteria e familjes dhe nga puna e ndershme?

Ti je shoku i Elvis Roshit, perdhunes grash, je shoku i Arben  Ndokes , trafikant grash.