FIFA sulmohet nga 'hacker', vidhen të dhëna shumë të rëndësishme

Faqja zyrtare e FIFA-s është sulmuar sërish nga hacker, ku janë vjedhur disa të dhëna shumë të rëndësishme.

Sulmi i parë ndodhi në mars, por që ky i tanishmi nuk mendohet të jetë në lidhje me Rusinë, që u akuzua për anti-dopning.

Sipas "New York Times", të dhënat rreth shkeljes do të publikohen të premten pasi ato do të merren nga faqja e internetit të ‘Football Leaks’.

Nuk dihet saktësisht se çfarë informacioni është vjedhur në këtë fazë.

Në raport thuhet se zyrtarët e UEFA-s u vunë në shënjestër për detajet e identifikimit, por gjurmët e hakerëve mbeten ende të paqarta.

 “FIFA dënon çdo përpjekje për të komprometuar konfidencialitetin, integritetin dhe disponueshmërinë e të dhënave në çdo organizatë duke përdorur praktika të paligjshme”, thuhet në reagimin e faqes zyrtare të FIFA-s.

Ndërkohë, presidenti i FIFA, Gianni Infantino, e pranoi pafajësinë e tij dhe pretendoi se e kryente rolin e tij me ndershmëri dhe ndau idetë dhe diskutimet me njerëz të shumtë.