‘Resort për ski në Shishtavec por … me patatet ç’do të bëjmë’, ironia e Palokës me Ramën

Nënkryetari demokrat Edi Paloka ka ironizuar premtimet në 3D të kryeministrit Rama gjatë vizitës që po zhvillon në rrethin e Kukësit.

Premtimet e Ramës për resorte turistike në Shishtavec, nën shoqërinë e një të huaji, siç ndodh rëndom, kanë ngjallur reagim sarkastik te Paloka I cili shkruan se “resorti” I Shishtavecit për ski, do ua kalojë edhe atyre të Zvicrës dhe Austrisë.

Paloka më tej ka përmendur përmes fjalëve të një fermeri, edhe interesin e vërtetë të banorëve të Shishtavecit, që është kultivimi dhe tregtimi I patateve.

Ja postimi i plotë i Palokës    

Rama sapo “ndertoi” ne Shishtavec resortin me te madh dhe me luksoz ne Evrope per ski...Nje burre qe Rama e kishte marre me vete foli ne anglisht per gati nje ore . Duke filluar nga sot, “resorti” i Shishtavecit per ski jo vetem do linte ne bisht Zvicren, Austrine e me rradhe , por dhe kampionatet me te rendesishme te skive do fillojne te zhvillohen nga sot, ne Shishtavec.
Kur mbaroi prezantimi ne 3D i “resortit”, nje prej fermereve e pyeti burrin qe fliste anglisht: 
“Po me patatet cfare do bejme...?”