Historike/ Ronaldo 'kap' rekordin 60-vjeçar tek Juventusi

Cristiano Ronaldo ka arritur një rekord 60-vjeçar në Juventus, të cilin sulmues i Carlos Tevez, Philipo Inzaghi dhe Gonzalo Higuain nuk ia dolën.

Portugezi ka shënuar 7 gola në 10 ndeshjet e para, një veçori që asnjë lojtar i Juventusit nuk e ka arritur që prej John Charles.

Ronaldo nuk po humb kohë për të shkruar historinë me Juventusin pasi shënoi dy herë në fitoren e Juves 2-1 ndaj Empolit në fundjavë, duke e çuar në shtatë numrin e përgjithshëm të golave në 10 ndeshjet e fundit në Serie A.

Këtë e kishte arritur vetëm John Charles. Sulmuesi uellsian, i cili e përfundoi sezonin 1957-58 si golashënuesi më i mirë i ligës me 28 gola, shënoi shtatë gola në 10 takimet e para.