Avokati i Ramës: Bravo Kukësi, kështu t’ia tregojë vendin gjithë Shqipëria!

Një ditë më parë banorët e Hasit dhe Kukësit me pankarta në duar, u mblodhën në mënyrë spontane jashtë ambienteve, ku do kryeministri Edi Rama me njerëz të përzgjedhur me kujdes, do të zhvillonte një takim propagandistik.

Pritja që ju rezervua kryeministrit tregoi se situate është shpërthyese, edhe pas tërheqjes taktike të qeverisë për të ulur taksën e ‘Rrugës së Kombit’ për banorët e zonës.

‘Rama ik’, ‘Qeveri e drogës’, ‘Jo taksës së rrugës së Kombit’, ‘Rinia e Hasit nuk të do’ ishin disa prej pankartave të protestës nga të rinjtë e FRPD dhe banorët kundër Edi Ramës.

Kjo protestë kulmin e arriti, kur ndaj kryeministrit Rama banorët e Kukësit hodhën tymuese në shesh.

Këtë ngjarje e ka komentuar edhe ish miku dhe ish bashkëpunëtori i ngushtë i Edi Ramës, Spartak Ngjela.

Përmes një postimi në ‘Facebook’, ai i ka përgëzuar banorët e Kukësit për veprimin e djeshëm dhe i bën thirrje banorëve të gjithë qyteteve të vendit, që ta presin kryeministrin njësoj, sepse kështu e meriton.

Postimi i plotë i Spartak Ngjelës në Facebook:

Bravo Kuksi.

Kuksianët e dëbuan dje Edi Ramën nga Kuksi. Dhe kanë të drejtë.

I treguan vendin një kryeministri që po fundos vendin në humnerën e varfërisë ekstreme.

Po a do veprojnë kështu të gjitha qytetet që janë në zinë e varfërisë ekstreme sot në Shqipëri?’, shkruan Ngjela.

Dje banorët e Hasit dhe Kukësit me pankarta në duar, jashtë ambienteve ku do zhvillohej aktiviteti, kanë kundërshtuar vendosjen e tarifës në Rrugën e Kombit si dhe mënyrën si po qeverisë Rama.

‘Rama ik’, ‘Qeveri e drogës’, ‘Jo taksës së rrugës së Kombit’, ‘Rinia e Hasit nuk të do’ ishin disa prej pankartave të protestës nga të rinjtë e FRPD dhe banorët kundër Edi Ramës. Me pas banorët e Kukësit hodhën tymuese në shesh.