Kryeprokurori i Gjykatës Speciale nuk takon as Thaçin, as Haradinajn, as Veselin

Kryeprokurori i Gjyaktës Speciale në Kosovë, Jack Smith, nuk i ka takuar tre liderët e Kosovës: Hashim Thaçim Ramush Haradinajn dhe Kadri Veselin. Në

Koha Ditore shkruan sot se “Komandantët” që janë në krye të tri institucioneve kryesore të vendit nuk janë takuar nga Jack Smith, njeriu që udhëheq trupën e atyre prokurorëve që prej vitesh janë duke hetuar pretendimet e një raporti të Komisionit Evropian që flet për krime lufte të kryera nga disa eksponentë të UÇK-së.

Smith ndodhet në Kosovë, në vizitën e tij të parë prejse është bërë prokuror i specializuar, pozitë e barasvlershme me kryeprokurorin në të tjera prokurori. Kreu i këtij organi të akuzës ka vepruar ngjashëm sikurse Ekaterina Trendafilova, e cila saktësisht një vit më parë pati vizituar Kosovën. Ajo është kryetare e Dhomave të Specializuara dhe, sipas burimeve, ishin dy arsye pse nuk i kishte takuar krerët e shtetit. Ka nga krerët zyrtarë më të lartë shtetërorë që potencialisht mund të jenë në bankën e të akuzuarve të këtyre Dhomave, por ka të tjerë që këtë institucion të drejtësisë e kanë cilësuar “monstrum juridik”, nënvizon gazeta.