Vuçiç, thirrje serbëve: Mos hyni në ushtrinë e Kosovës!

“Edhe një herë, u bëj thirrje serbëve të Kosovës që të mos marrin pjesë në ushtrinë e saj. Publikisht dhe hapur, u bëj thirrje që të mos marrin pjesë sepse Kosova po e formon atë ushtri për asgjë tjetër përveçse t’i përdorë ata serbë që një ditë të qëllojnë mbi serbët. U bëj thirrje serbëve të mos iu ndihmojnë atyre në këtë punë të pistë”, ka deklaruar ai.

Kjo ishte thirrja që Presidenti i Serbisë u ka bërë serbëve të Kosovës nga Beogradi, kur u talua me liderët e Listës Serbe, parti në Kosovë.

PO ashtu, Vuçiç njoftoi se Serbia do të financojë me 50 milionë euro, zonat e populluara nga serbët në Kosovë, duke filluar nga Qendra Klinike në Graçanicë e vazhduar me rrugë e ujësjellësa.