Milani jep njoftimin e hidhur, ja sa do të mungojë Caldara

Klubi i Milanit ka konfirmuar diagnozën e dëmtimit të Mattia Caldarës, bën të ditur Syri.net.

Mbrojtësi që u shkëmbye gjatë merkatos së verës me Leonardo Bonuccin ka dëmtuar thembrën e Akilit dhe do të qëndrojë larg fushave të blerta për të paktën 3 muaj.

Kësisoj, Caldara e ka mbyllur këtë vit, me shpresën për tu rikthyer të luajë pas rikuperimit që pritet të jetë pas janarit të 2019-ës.