Dhuna ndaj 4-vjeçarit/ Vokshi: Institucionet të hetojnë dhunimin e fëmijës në kopshtet e Tiranës

Kryetarja e Komisionit të Arsimit, njëherësh deputete e Partisë Demokratike, ka reaguar menjëherë pas rastit skandaloz të bërë sot publik, ku një fëmijë 4 vjeçar është rrahur dhe djegur në një nga kopshtet që menaxhohet nga Bashkia e Tiranës.

Përmes një postimi në Facebook, Vokshi kërkon hetimin e menjëhershëm të kërtij rasti si dhe vënien para drejtësisë të përgjegjësit të dhunës ndaj këtij fëemije 4 vjeç.

Ja çfarë shkruan Vokshi:

Tronditëse historia e vogëlushit të dhunuar në kopshtet që menaxhohen nga Kryetari i Bashkisë Tiranë, Erion Veliaj.

As policia, as prokuroria nuk po reagojnë...

Pse sa herë flitet për përgjegjësitë direkte të Kryetarit të bashkisë Tiranë keto institucione nuk reagojnë??

Apo sepse Kryetari u jep qindra milionë euro pronë publike familjarëve të prokurorëve për të mbyllur hetimet, për dhunimin apo shfrytëzimin për vdekje të fëmijëve, siç bëri me rastin e Ardit Gjoklajt.

Pse nuk ndërmerret asnjë veprim ndaj drejtoreshës së kopshtit nr 1,  njëherazi drejtuese e partisë socialiste??

Prindër dhe aktivistë të të drejtave të fëmijëve duhet të gjithë të reagojmë.

Dhuna ndaj fëmijëve dhe mosreagimi i institucioneve shtetërore ndaj dhunuesve është i papranueshëm.

I bëj thirrje Avokates së Popullit të nisë një hetim të thelluar për këtë ngjarje shokuese.

 Më poshtë keni edhe linkun e lajmit për rrahjen e 4-vjecarit. /Taulant Halili/ Syri.net.

https://www.syri.net/politike/206215/rrahur-djegur-shperfillur-historia-e-abuzimit-te-nje-te-mituri-ne-kopeshtet-publike-te-tiranes/