Eno Popi flet për herë të parë për të vajzën e tij!

Eno Popi është një nga prezantuesit më të njohur televizivë në vend. Ndërkohë që përtej profesionit, ai prej pak kohësh është bërë baba i një vajze.

Në përgjithësi Eno është i rezervuar, por këtë herë gjatë emisionit të tij “Dilema” ka folur përmendur vogëlushen e tij.

Një nga konkurrentet pjesëmarrëse kishte shkuar në emision së bashku me vajzën e saj të vogël. Kjo i ka sjellë ndërmend prezantuesit të bijën, ndaj edhe i ka kërkuar asaj që t’i këshillonte disa filma me princesha dhe princa, pasi tashmë i duket t’i njohë.

Gjithashtu ai shtoi se vajzat janë vërtet sherbet, duke treguar kështu lumturinë e tij me të voglën Liv.