VIDEO/ Po bën xhiron e rrjetit, Bolt mbaron më shpejt 100m sesa Pogba gjuan penalltinë

Një video me protagonist Paul Pogba është bërë virale në rrjetet sociale, bën të ditur Syri.net.

Mesfushori i Manchester United u vonua shumë për të gjuajtur penalltinë në ndeshjen me Evertonin.

Duke marrë vrull për ta goditur 11-metërshin francezi u vonua aq shumë, saqë i kanë bërë krahasimin me Usain Bolt. Atleti xhamajkan e mbaron më shpejt garën e 100 metrave, sesa Pogba gjuan penalltinë.

Shihni videon e mëposhtme, e cila po bën xhiron e rrjetit.