Reshjet në Itali, rritet numri i viktimave

Numri i viktimave nga stufia që ka prekur italinë ka shkuar në 11, sipas njoftimit të Mbrojtjes Civile sot pasdite.

Rrugët u bllokuan, ndërsa mijëra njerëz mbetën pa energji elektrike në Europën Qendrore e Jugore, teksa reshjet e dendura të shiut dhe erërat e dhunshme shkaktuan përmbytje dhe shkulën pemët nga rrënjët.

Një sasi e trashë dëbore ka rënë mbi rajonet malore franceze e italiane, duke lënë të bllokuar shumë shoferë në automjetet e tyre, sikurse edhe turistët nëpër hotele.

Në Itali, ku Venecia shënoi përmbytje thuajse rekord në histori dhe stuhitë goditën me erëra që arrinin deri në 180 km në orë, autoritetet njoftuan edhe 6 të vdekur të tjerë, pasi kishin konfirmuar vdekjen e 5 personave gjatë së hënës.

Disa jahte luksoze u shkatërruan në portin Rapallo, pranë Genoas, pas shembjes së një dige për shkak të presionit të jashtëzakonshëm të ujërave. “Ishte si një cunami”, tha një punonjës portual i tmerruar nga çfarë kishte parë, i cituar nga mediet italiane.