Zbulohet se kush do të jetë presidenti i ri i Leicesterit

Pasditen e së shtunës klubi i Leicesterit, por edhe e gjithë bota e futbollit, u trondit nga lajmi i vdekjes së Vichai Srivaddhanaprabha, raporton Syri.net.

Presidenti i Leicesterit gjeti vdekjen pasi helikopteri me të cilin po largohej nga stadiumi pas ndeshjes së Premierligës me West Hamin u rrëzua në tokë.

Prestigjiozja britanike “Daily Mail” zbulon se do të jetë djali i të ndjerit, Aiyawatt Srivaddhanaprabha, i cili do të marrë drejtimin e klubit të Premierligës.

Biznesmeni 33-vjeçar do të jetë presidenti i ri i Leicesterit.