FOTO/ Në mes të ‘sherrit’ për Tunën përzihet edhe Enca, ja çfarë ka thënë sot ajo

Tuna rrallë del në intervista të ndryshme, por kur del me siguri ka shumë debate. Njësoj si edhe shprehja që e ndjek atë , “Ku është Tuna vlon”. Kjo është diçka në fakt që e ka shoqëruar gjithmonë këngëtaren, sepse është nga ato artiste që komentohet në çdo hap. E tillë ishte edhe intervista në emisionin e Ermalit, me shumë komente pozitive dhe negative.

Pikërisht intervista e fundit e Tunës në "Xing me Ermalin" shkaktoi shumë debat në rrjetet sociale. Kishte nga ata që e mbështetën shumë këngëtaren nga Shkupi, mirëpo kishte edhe nga ata që e kritikuan atë.

Në mbështetje të këngëtares përveç fansave të saj, është edhe Enca e cila ka publikuar në Instastory një video teksa Tuna flet për faktin e të qënit i vërtetë dhe jo false. Tuna e ceki se njerëzit në intervista të ndryshme ose në rrjetet sociale mundohen të shfaqin një jetë që nuk e kanë, ndërsa ajo vetë ka vendosur të veprojë ndryshe. Të njëjtin mendim mesa duket paska edhe Enca, e cila shkruan se vlera më e madhe e njeriut është të jetë i vërtetë.

“E dua sinqeritetin që ka. Njerëzit duan fallso. Le ta përqafojmë të vërtetën dhe të gjykojmë më pak, të jesh i “vërtetë” është vlera më e madhe”,-shkruan Enca bashkangjitur videos.