Mbrojtësi i Hajdukut merr pasaportën shqiptare, gati për Panuccin

Mbrojtësi i Hajdukut të Splitit, Ardian Ismajli, është pajisur me pasaportën shqiptare nga Presidenti i Republikës Ilir Meta, shkruan Syri.net.

22-vjeçari i cili ka qenë kapiten i Shpresave të Kosovës nuk ka më pengesa dhe pritet që t’i bashkohet Kombëtares shqiptare.

Ismajli prej kohësh dëshiron ngjyrat kuqezi dhe tashmë pritet që në nëntor të marrë një ftesë nga trajneri Christian Panucci për sfidën e fundit të Ligës së Kombeve me Skocinë.