Denoncimi/ Në Elbasan duhet t’i paguash 3 mijë euro Taulant Ballës dhe Nikollës nëse do të fillosh punë

Skandalet e qeverisë dhe korrupsioni mesa duket nuk kanë fund në këtë vend. Zyrtarët e lartë socialistë tashmë e kanë bërë normë, që për të të futur në punë duhet tu paguash më parë atyre haraçin prej 3 mijë eurosh.

Nja banor i Mengelit në Elbasan, ka denoncuar tek ish kryeministri Sali Berisha, një tjetër rast korrupsioni, ku përmendet sërish numri dy i PS-së Taulant balla dhe Ministrja e Arsimit Lindita Nikolla.

Sipas qytetarit kryetari i PS-së së zonës i ka kërkuar 3 mijë euro në emër të Taulant Ballës dhe Lindita Nikollës për ta futur në punë.

Ja çfarë shkruan ish-kryeministri në Facebook.

Kryetari i PS akuzohet se i kërkon votuesit të tij 3000 euro për vend pune për Taulant Yaris dhe ndrikull Vilën!

Lexoni mesazhin e qytetarit dixhital. sb

persh zoti berish doja te denoncoja kryetarin e partis socialiste ne mengel te elbasanit i kerkova vend pune se me premtoi para votimeve ai me tha duhen 3000 evro nuk i dua un tha po i do taulanti me ministren e arsimit me tha. petrit zeneli e ka emrin kryetari. /Taulant Halili/ Syri.net.