FOTO/ Juventusi me fanella të reja për sezonin 2019-2020. Ja të veçantat

Në sezonin tjetër, 2019-2020, Juventusi do të ketë fanella të reja, shkruan Syri.net.

Klubi bardhezi së bashku me sponsorin “Adidas” po përgatisin fanellat për edicionin tjetër, ku dallohen qartë ndryshimet që do të kenë.

Do të jenë disa uniforma që do të vishen nga Ronaldo dhe shokët e tij, ku përveç asaj tradicionale bardhë e zi, do të jenë edhe të kuqe dhe blu, siç mund t’i shihni në fotot e mëposhtme.