FOTO/ Mirësevini në shtëpinë më të frikshme në botë, aty ku detyrohesh të hash të vjellat e tua

Shtëpia më e frikshme në botë ka një listë të tmerrshme ku më shumë se 22.000 persopna presin që të hyjnë brenda dhe të përjetojnë aventuar të paimagjinueshme.

“McKamey Manor” drejtohet nga Russ McKamey në San Diego të Kalifornisë, ku disa pjesëmarrës çdo ditë janë të lidhur dhe detyrohen  të hanë vjellat e tyre.

Russ çdo ditë merr nga 300 deri në 500 kërkesa për të vizituar shtëpinë e tij, të cilën e ka prenotuar deri në dhjetor të vitit 2019, shkruan SYRI.NET.

Ai e drejton këtë shtëpi me ndihmën e vetëm një personi tjetër.

Të gjithë vullnetarët që shkojnë aty bëjnë një video të vetes që më pas postohet në Youtube në kanalin e Russ që ka rreth 39 milion klikime.

Ai ka shpenzuar rreth 500 mijë dollar për ta transformuar shtëpinë e tij.

/A.P/Syri.net/