Kush e njoftoi pronarin e laboratorit të Hasit që ishte në përgjim?

Pronari i laboratorit të heroinës në Has, Admir Hoxha është njoftuar në datën 10 shtator 2018 se ishte në përgjim.

Ish-kryeministri Sali Berisha shkruan në faqen e tij në Facebook se kanë qenë oficerët e antidrogës që e kanë njoftuar dhe ai është arratisur.

Denoncimi i ish-kryeministrit ka ardhur pas një mesazhi të mbërritur në adresën e tij, ku shkruhet se Admir Hoxha pastroi vendin dhe më pas u arratis.

Denoncimi i ish-kryeministrit Sali Berisha:

Me datën 10 shtator antidroga njoftoi Admir Hoxhën, pronarin e fabrikës së heroinës se ishte në përgjim!

Lexoni mesazhin e qytetarit dixhital. sb

Respekte z Berisha nga te dhenat te sigurta per Admir hoxhen pronarin e resort Ador ne rinas qe eshte i implikuar ne punishten e heroines ne kukes ai ka lidhje shume te fuqishme me pushtetar te lart dhe edht lajmerua me dt 10 shtator nga agjent te antidroges te policise se shtetit qe ishte ne pergjim dhe te arratisej nga vendi.

Admiri e dha lokalin me qera nje arabi dhe largoj personelin punetor fshihu kamerat e zhduku provat dhe largoj nje sasi te madhe kokaine e heroine nga depot e resortit.

Ai e kishte mbyllur licensen para dy viteve dhe operonte me pak pun ne resort.ai ishte garant i hashashit ne turqi dhe vlera e hashashit vinte ne shqiperi heroin.