Demaliaj: Ju rrëfej me dokumente ‘disidencën’ e Ismail Kadaresë

Analisti Ilir Demaliaj ka publikuar në rrjetet sociale dy dokumente per Ismail Kadarene.

Demaliaj shkruan se 'po mundohem te kontriboj me fakte dhe dokumenta 'disidencën' e Ismail Kadaresë dhe rrezikun që i kanosej për jetën deri në eleminim fizik, dhe jo vetëm, por edhe të familjes së tij.”

Ja postimi i plotë i Ilir Demaliajt ne Facebook:

FIGURA E SH. ENVER HOXHA TE "DIMRI I MADH" ESHTË DHE DO TË MBETET FIGURA MË E RËNDËSISHME HISTORIKE QË KAM TRAJTUAR NË GJITHË VEPRËN TIME LETRARE

Në pritje të pjesës së dytë të Ekskluzives "Demonët e kuq të Kadarese", në Top Channel TV të Dielën, po mundohem te kontriboj me fakte dhe dokumenta "disidencën" e Ismail Kadaresë dhe rrezikun që i kanosej për jetën deri në eleminim fizik, dhe jo vetëm, por edhe të familjes së tij.

ZP 1988

1. Meritën kryesore për këtë e kishte vetë ; i cili gjithmonë ishte treguar syçelët për të mos lejuar një gjë të tillë. Pra, edhe në qoftë se tradita ishte e pakët në formën ekonkrete të veprave te shkruara; në vendin tonë për meritë të Partisë e të udhëheqësit të saj ishte krijuar tashmë tradita e konceptimit të drejtë të kesaj çështje të rëndësishme që vinte drejtëpërdrejtë nga Marksi. 

- Figura e shokut Enver Hoxha te "Dimri i madh" është dhe do te mbetet figura më e rëndësishme historike që kam trajtuar në gjithë veprën time letrare. Merret me mend përgjegjësia e madhe që kam ndjerë si krijues gjatë punës për krijimin e saj, përpjekja që më është dashur të bëj, konsultimi me veprën e tij të gjërë, kujdesi për t'i bërë një zbërthim sa më të saktë asaj, studimi veprave arkivale të Partisë, që janë të pandara nga vepra e tij, studimi vëçanërisht i imtë i gjithë materialeve të mbledhjes së Moskës etj. etj.

2. Dedikimi që i kushton shokut Enver në Librin "Dimri i madh"

Shokut Enver,

me dashuri të pakufishme nga autori, në kujtim të ditëvë të paharrueshme të Moskës 1960, të cilat i a ngritën edhe më lart nderin vendit e Partisë, dhe epopea e të cilave vazhdon e do të vazhdoj për jetë. 

Ismail Kadare 
5.9. 1978