Arrestohet zëvendëspresidenti i Federatës së Futbollit të Spanjës

Mëngjesin e sotëm është arrestuar zëvendëspresidenti i Federatës së Futbollit të Spanjës, Andreu Subies.

Numri dy i Federatës ishte duke u hetuar që një kohë të gjatë nga autoritet spanjolle, ndërsa sot në mëngjes është vënë në pranga, shkruan SYRI.net.

Ish-presidenti i Federatës katalanase të Futbollit u bashkua me FA spanjolle në maj si pjesë e ekipit të Luis Rubiales, por tani është arrestuar në një operacion të përqendruar në pastrimin e parave.

Veç arrestimit policia spanjolle nuk ka dhënë detaje të hollësishme në lidhje me ngjarjen në fjalë.